Pyetjet më të shpeshta

A është aktivitet legal shërbimi I investigimit privat në Shqipëri?

Po. Shërbimi ynë është aktivitet I regjistruar në QKB me NIUS:L619274553U me emrin e shoqërisë “Shërbimi Investigativ Profesionist”

Nga kush drejtohet shoqeria?

Shoqëria drejtohet nga ish-oficerë policie me formim të lartë professional, me karrjerë dhe integritet në sherbimet publike (Ministria e Brendeshme) dhe aktualisht në këtë aktivitet. Profesionalizmi yne nuk shte product I kurseve afatshkurtra,por I shkollimit,experiences dhe pasionit.

Si funksionon marrëdhënia shërbim-klient?

Mbas bashkëbisedimit koefidencial të nevojave tuaja dhe rënies dakort në parim, është ana formale. Në këtë moment marrëdheniet tona janë marrëdhenie kontraktuale me shkrim (tepër koefidenciale) ku parashikohen objekti (nevojat e sherbimit) detaje e marrëdhenieve me të drejta dhe detyrime të ndërsjellta.

Cfarë është e veçantë në këtë shoqëri?

Është profesionalizmi i ushtruar në dekada njohja jo në kurse të shkurtëra trajnimi por të rritesh dhe dalësh në pension në këto shërbime. Koefidencialiteti I edukuar gjithashtu në dekada. Klienti ynë është fëmija, motra, vellai, shoku apo miku, që nuk do të kishte nevojë të kontraktonte me ne nëse nuk na ndjen të tillë.

A disponon shoqëria teknologji profesionale?

Po

A bashkëpunon shoqëria me institucionet ligjzbatuese?

Kjo është mese normale. Jeta dhe integriteti juaj garantohet nga institucionet publike, por ne jemi në angazhimin tuaj personal dhe familjar ashtu si avokati apo mjeku juaj I familjes, I cili bashkëpunon me shërbimet publike për të arritur qëllimin e marrëveshjes me ju.

Me kë tjeter bashkëpunoni?

Ne kemi kontrata me ekspertë nga më të mirët në të gjitha fushat ku lind nevoja për njohuri profesionale, si: laboratorë kriminalistikë, IT, juristë, ekspertë financash dhe kjo BRENDA DHE JASHTË VENDIT.

A kryeni shërbime investigative jashtë vendit?

Kemi bashkëpunim të ngushtë me shoqëri homologe në disa vende të rajonit (Kosovë,Itali, Greqi, Maqedoni e Veriut, Mali I Zi, Bullgari) gjithashtu në Izrael, Austri, Angli.

Shisni paisje profesionale nga këto që tregëtohen brenda dhe jashtë vendit?

Ne blejmë dhe përdorim, por nuk shesim dhe nuk ju rekomandojmë. Ashtu si në procesin gjyqesore nuk ka pse të blini libra të jurisprudencës, në farmaci nuk duhet të vini pa përshkrimin e mjekut. Ju mund të bëheni viktimë nga ky përdorim.

Sa detyrohem financiarisht për bashkëbisedimin apo konsulencën nëse nuk bie dakord me ju?

Ju nuk detyroheni në asnjë vlerë. Detyrohemi vetem ne per ju, për ta mbajtur bashkëbisedimin me ju koefidencial, secret. Ky koefidencialitet eshte aseti ynë që nuk shitet apo tjetërsohet për asnjë çmim!!!!

post image